In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Peshkopi serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë

me 14 Gusht 2020 ora 10:08

U Kopjua

Peshkopi i Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, u kthye dje nga pika kufitare e Jarinjes ndërsa po udhëtonte drejt Graçanicës. Siç tha ai, nuk u lejua të kalonte sepse po transportonte dy kova me mjaltë si dhuratë për manastirin.


Peshkopi tha se u kthye nga pika kufitare për herë të parë në njëzet vjetët e fundit gjersa është ankuar rreth sjelljeve të doganierëve shqiptarë, transmeton Telegrafi.

Informacioni për KoSSev u konfirmua nga vetë peshkopi, i cili u kontrollua dy herë gjersa sipas tij, përjetoi sjelljen e pakëndshme të shefit të doganave.

“Kjo është hera e parë në 20 vjet që dikush më ka rikthyer nga vendkalimi. Unë nuk e prisja këtë, isha vetëm në veturë. Kam ardhur nga Serbia qendrore dhe isha duke udhëtuar për në manastirin e Graçanicës. Kam mbajtur dy kova në bagazh si dhuratë për motrën”, tha peshkopi.

Ndryshe, peshkopi disa herë ka përdorur gjuhë raciste gjatë fjalimeve në kishat serbe në Kosovë.