In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pezullohen ndërhyrjet në Çarshinë e Madhe të Gjakovës

me 22 Shtator 2021 ora 10:06

U Kopjua

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se janë pezulluar ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës në mënyrë që të bëhet një rivlerësim.

Siç thotë Ministria, ky vendim erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistë e qytetarë, njofton Kosova.LIVE.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si institucion përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, ka për detyrë që të sigurohet që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore kontribuojnë në ruajtjen e autenticitetit dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore”.

MKRS thotë se përmes institucioneve vartëse dhe në bashkëpunim me institucionet e nivelit lokal duhet të sigurohet që zhvillimi i zonave historike të jetë i balancuar dhe të mos cenojë autenticitetin dhe integritetin e materialeve të përdorura, formave dhe teknikave ndërtimore të aplikuara.

“Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet. Përkundrazi ne jemi të përkushtuar që zhvillimet e zonave historike, të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes promovimit të identitetit kulturor”.

“I ftojmë të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse që ndërhyrjet e planifikuara për zhvillim të zonave të mbrojtura historike, të bëhen me një kujdes dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore”.