In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pioli s’e komenton të ardhmen e tij: E tashmja e Milanit ka rëndësi

me 8 Korrik 2020 ora 14:47

U Kopjua

Trajneri i Milnit, Stefano Pioli, e theksoi se sa shumë e do skuadrën e tij pas fitores me rezultat 4:2 kundër Juventusit, ndërsa s’pranoi t’i komentojë lajmet se Ralf Rangnick do t’ia zërë vendin për sezonin e ardhshëm duke thënë se e rëndësishmja është tejet e rëndësishme për të harxhuar energji duke menduar për të ardhmen.

I lumtur për një fitore të madhe ndaj Juventusit, më e rëndësishmja për të që nga momenti që është ulur në stolin e Milanit. Trajneri i kuqezinjve e analizoi kështu fitoren e thellë me përmbysje ndaj bardhezinjve, ndërsa shtoi se nuk mendon për të ardhmen e tij, por vetëm për të tashmen

“Përgëzimet janë të gjithë për futbollistët, që treguan mentalitet dhe shpirt fituesi. Edhe në kohë të vështira, ata janë të etur të qëndrojnë së bashku dhe të ruajnë besimin. Kështu ata u shpërblyen me një fitore të madhe”, tha Pioli.

“E gjitha është rezultat i punës së përditshme. E dinim që pozicioni në tabelë nuk tregonte cilësitë tona. Kështu që u përqendruam te puna dhe te shprehja e vlerave tona në fushën e blertë. Tani e di që mund të mbështetëm te të gjithë lojtarët dhe ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë”.

“Ndeshja e radhës luhet kundër Napolit dhe i gëzohemi kësaj fitoreje dhe mezi presim takimin e radhës. Ne mund të bëjmë më mirë. Kemi paguar gabimet e bëra këtë sezon. Mentaliteti i këtij ekipi po sjell ndryshimin. Duhet të vazhdojmë këtu. E shfrytëzuam penalltinë kundër Juventusit për të rikthyer entuziazmin. Pësuam gola të turpshëm, duhet të mbronim më mirë në ato momente. Deri në ato momente loja ishte e ekuilibruar”.

“E ardhmja? Nuk mendoj për të ardhmen, mendoj thjesht për ndeshjen e radhës, për të punuar me këta lojtarë që po më japin kënaqësi të madhe. Tani jemi bërë një ekip, pasi e njohim edhe më mirë njëri-tjetrin, i dimë më mirë pikat tona të forta dhe të dobëta. Jam i lumtur këtu, krehat dhe i etur për ta përfunduar sezonin sa më mirë. Nuk e di se ccfarë do të sjellë e ardhmja, kur të vijë momenti do ta shohim. Pres vetëm të mbyll mirë sezonin dhe të arrijmë objektivin që kemi”.