In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Piu një shishe Coca-Cola, 22-vjeçari vdes brenda disa orëve

me 25 Shtator 2021 ora 10:20

U Kopjua

Një burrë nga Kina dyshohet se ka vdekur brenda dhjetë minutave pas grumbullimit fatal të gazit në organizëm, kur piu një sasi të madhe të pijes së gazuar, Coca-Cola. Rasti u botua në revistë që publikon artikuj për hepatologji e gastroenterologji.

Rasti i çuditshëm të riut i ndodhi pasi ai piu një shishe me 1.5 litra Coca-Cola, raporton Daily Mail, transmeton Kosova.LIVE

Gjashtë orë më vonë, atij filloi t’i fryhej barku dhe nisi të përjetonte dhimbje të madhe, që e nxiti të shkonte në spitalin Chaoyang në Pekin. Atje, testet treguan se i riu nuk besohej të kishte probleme tjera shëndetësore, raporton New York Post.

Sidoqoftë, ai përjetoi puls të ngritur të zemrës, shtypje të ulët të gjakut dhe frymëmarrje të shpejtuar. Mjekët ia bënë edhe një skanim me CT, duke zbuluar se burri kishte nivele jonormale në murin intestinal dhe venën që e furnizon mëlçinë me gjak.

Kjo i kishte shkaktuar iskemi hepatike, e njohur ndryshe edhe si shoku i mëlçisë, që krijohet nga mungesa e oksigjenit në këtë organ të rëndësishëm.

Mjekët u munduan ta shpëtonin të riun duke ia larguar gazin nga sistemi tretës. Ata i dhanë edhe ilaçe për t’ia mbrojtur mëlçinë dhe pjesë të tjera të trupit nga dëmet e mëtejme.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e burrit vazhdoi të përkeqësohej dhe ai vdiq 18 orë pas marrjes së trajtimit.

Disa ekspertë mjekësorë besojnë se ka shumë pak gjasë që ky person ka vdekur nga mbidoza e pijes Coca-Cola. “Gjasat që të pish 1.5 litra të një pije të zakonshme joalkoolike e pastaj të vdesësh janë shumë, shumë të vogla”, thotë profesori Nathan Davies, biokimist në Universitetin “College London”.

Ai beson se kinezi mund të ketë vdekur nga një infeksion bakterial. Sipas tij, bakteret mund të kenë formuar një grumbull gazi në murin intestinal, që më pas është shpërndarë në pjesët tjera të trupit, përfshirë venën e mëlçisë.