Polestar 2 me vetëm një mbushje të baterisë tani mund të përshkojë më shumë kilometra

14:16 / 29 Prill 2022

U Kopjua

Polestar 2 i rifreskuar e vë në lëvizje një motor paksa më i fuqishëm elektrik, e me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë deri në 473 kilometra.

Karshi disa ngjyrave të reja të karrocerisë, arrijnë edhe fellnet 19-inç të aluminit, e blerësit potencial të Polestar 2 do të duhej t’i gëzonte më së shumti lajmi, që në kompaninë suedeze me pakon e fundit kanë avancuar mjetin, transmeton Kosova.LIVE.

Versionin standard të Polestar 2 e vë në lëvizje motori elektrik, ndërsa ka bateri me kapacitet prej 78 kWh, kështu “dyshi” me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkoj 473 kilometra – ndërsa kohë më parë mund të kaloheshin vetëm 439.

E me kapacitet paksa më të madh të baterisë që mund të mbushet me mbushës të shpejtë (deri në 130 kWh), është rritur edhe fuqia e motorit elektrik që prodhon 231 kuaj-fuqi.

Është pikërisht ndërruesi manual ai që ndihmon që fuqia motorike të bartet në rrotat e para të Polestar 2.