In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Polici gjen një kuletë me para e dokumente, i kthehet pronarit

me 15 Shtator 2021 ora 19:58

U Kopjua

Një pjesëtar i Policisë Kufitare sot ka gjetur një kuletë me para e dokumente. Të njëjten, siç ka njoftuar Policia, e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

“Sot , rreth orës 16:00 polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit, Sabedin Livoreka, në parkingun e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik , ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, thuhet në njoftim.

“Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78 vjeçar nga fshati Nikaj-Kaçanik. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanik”, thuhej në njoftimin e forcave të rendit.

Në fund, Policia e ka falënderuar policin për gjestin ndërsa pronarit i është kthyer kuleta me para dhe dokumente.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë  dhe dokumentet e tij. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar policin Sabedin Livoreka për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në fund të njoftimit.