Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Policia e Kosovës sulmohet me armë tek Liqeni i Ujmanit, 10 të shtëna në drejtim të tyre

15:10 / 06 Gusht 2022

U Kopjua

Policia kufitare është sulmuar me armë zjarri paraditen e sotme, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, teksa nuk ka bërë të ditur për të lënduar.

Sipas policisë në drejtim të tyre ka pasur rreth 10 të shtëna me armë zjarri.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në komunikatë.

“Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të shtënat me armë vijnë një javë pasi grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi.

Tensionimi i situatës bëri që Qeveria e Kosovës ta shtyjë për muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.