In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Policia: Po hetohet sulmi ndaj gazetarit Kajtazi, ende nuk ka të dyshuar

me 18 Tetor 2020 ora 11:57

U Kopjua

Mbrëmjen e së shtunës është sulmuar vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi. Dikush ka shtënë me armë zjarri në drjetim të veturës së Kajtazit. Policia po e heton rastin, raporton Express

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash. 

Ai tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”. 

“Rasti është iniciuare si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”. Është bërë shikimi i vendngjarjes, në veturë janë gjetur 203 gëzhoja plumbash. Hetuesit po punojnë për ta zbardhur rastin, deri më tani nuk ka të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti. null

Ndërkohë, gazetari Shkumbin Kajtazi përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për sulmin ndaj tij. 

“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim”, ka shkruar Kajtazi.

“Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme. Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme”, ka shkruar ai.

Kajtazi ka bërë të ditur se e ka lajmëruar rastin në Polici.

“Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi. Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”. Ka shkruar Kajtazi.