In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

POROSIA E AMBASADORIT BRITANIK NË KOSOVË PËR POLITIKANËT KOSOVARË, KOMENTON MARRËVESHJEN E WASHINGTONIT

me 15 Shtator 2020 ora 22:20

U Kopjua

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nocholas Abbot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka thënë se është duke u punuar që të eliminohen dukuritë negative në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbot i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale duke thënë se mbetet përgjegjësi e qytetarëve që të mbajnë përgjegjës qeveritarëve e tyre, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ne rregullisht flasim kundër keqpërdorimeve, krimit, korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë. Dhe ne po punojmë fortë në Kosovë për të eliminuar këto fenomene të dëmshme. Për shembull, nëpërmjet Projektit të Rekrutimit, ne po ndihmojmë të promovohet angazhimi nëpërmjet meritokracisë në pozitat e larta në sektorin publik, kështu që të ketë më pak hapësirë për procese korruptive të angazhimit apo nepotizmit, dhe që njerëzit më të mirë të kenë punën e duhur dhe të jenë në gjendje të zhvillojnë Kosovën për të mirën e gjithë njerëzve”, ka shkruar Abbot.

Tutje ambasadori Abbot ka thënë se politikanët duhet të jenë përgjegjës ndaj qytetarëve e jo ndaj ambasadave të huaja.

“Por në demokraci, politikanët që kanë fuqi për t’iu adresuar këtyre problemeve përfundimisht duhet të jenë përgjegjës para jush, para njeriut, e jo ambasadat e huaja. Ne jemi miqtë e juaj, dhe do të vazhdojmë të punojmë fortë me Kosovën dhe partnerët, por vetëm votuesit kosovarë kanë fuqi demokratike për të kërkuar ndryshim të vërtetë. Demokracia mund të funksionojë kudo”, ka thënë Abbot.

Britaniku ka shtuar ndër tjera se Kosova është demokraci, ka media të lira dhe është demokraci e re.

“Kosova është demokraci. Ka kushtetutë që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe pozitave. Kosova mban zgjedhje parlamentare, ka media të lira dhe mbahen debate publike. Në të njëjtën kohë, Kosova është një demokraci e re, dhe duhet kohë për t’u formuar shprehitë demokratike. Duhet të mbani përgjegjës politikanët dhe institucionet, jo vetëm nëpërmjet votës suaj në zgjedhje, por gjithë kohën. Demokracia kosovare mund të bëhet më e pjekur dhe më reaguese. Shpresoj se kjo mund të ndodhë shpejt, pasi elektorati po bëhet më i ri dhe të rinjtë presin më tepër dhe më shumë nga përfaqësuesit demokratikë”, ka thënë Abbott.

Ai po ashtu ka folur edhe për izolimin e qytetarëve të Kosovës dhe është përgjigjur edhe në pyetje lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe ka shtuar se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë me njohje reciproke.

“Unë do të pëlqeja të shihja kosovarët të udhëtojnë më lirshëm në rajon dhe botë sesa që mund të bëjnë tash. Por mbetet te qeveria e juaj e zgjedhur demokratike dhe politikanët që të sigurojnë që Kosova t’i adresohet çështjeve që pengojnë lëvizjen e tillë, dhe të lobojë dhe bind qeveritë tjera të zbusin kërkesat për viza”, ka thënë Abbot.

Sipas ambasadori Abbot marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që presim të çojë te njohja reciproke, duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e dy vendeve. Në Kosovë, duhet shumica në Kuvend për të aprovuar një marrëveshje të tillë ndërkombëtare. Besoj se të drejtat e serbëve kosovarë duhet të respektohen në Kosovë, si shembull nëpërmjet pikave në Kushtetutë që sigurojnë se kanë 10 deputetë të komuniteteve serbe në parlament”, ka thënë Abbot.

Tutje ka shtuar se “në demokraci, ka gjithmonë më tepër punë që të sigurohen të drejtat e njeriut të të gjitha grupeve etnike. Gjitha komunat në Kosovë kanë të drejtë t’i bashkohen Asociacionit pavarësisht përbërjes etnike. Marrëveshja e vitit 2013 e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është implementuar për shkak të Gjykatës Kushtetute. Me dialogun e ri mes Kosovës dhe Serbisë ne shpresojmë të shohim përparim në këtë temë të rëndësishme”, ka thënë Abbott.