In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Porositi online iPhone 12, shokohet kur i erdhi porosia

me 2 Mars 2021 ora 11:08

U Kopjua

Një grua ka paguar 1,500 dollarë teksa porositi celularin e fundit iPhone 12, por u shokua të shihte se kur erdhi porosia, ishte vetëm kos me shije molle dhe jo celulari që kishte porositur.

Gruaja e quajtur Liu, nga provinca lindore kineze Anhui tregonte për situatën e frikshme në një video që është bërë virale në platformën socaile kineze Weibo.

Liu kishte paguar 10,099 juan – ose rreth 1500 dollarë – për të blerë celularin e ri iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt.

Por kur erdhi dërgesa e saj dy ditë më vonë, Liu kapi kutinë ku gjeti nje kuti kos me shije molle.

“Korrieri më tha se kishte lënë paketën në kutinë postare të komunitetit rezidencial, dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë, duke e trajtuar si një rast vjedhjeje.

Oficerët besojnë se kriminelët mund të kenë vjedhur pakon e vërtetë pasi ajo është larguar nga magazinat e kompanisë Apple, emri i të cilës do të thotë “mollë”.

Ndërkohë llogaria e Liu është e mbushur me komentet mbi atë që mund të ketë ndodhur në të vërtetë me dërgesën.

Eksperi ligjor Zhang Bo tha se mbështeste hipotezën e një prej komentuesve, që Liu ta kishte porositur e paguar celularin nga një faqe e rreme.

Ai shtoi se blerësit online duhet të tregojnë kujdes për të mbrojtur veten nga mashtrimet.

“Kontrolloni disa herë nëse është një faqe e ligjshme para se të paguani, dhe hapeni pakon kur korrieri të jetë aty. Telefonomi policinë nëse ka diçka që nuk shkon”, tha ai.