In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti afgan: U largova nga vendi për të shmangur gjakderdhjen

me 16 Gusht 2021 ora 08:27

U Kopjua

Presidenti afgan Ashraf Ghani ka deklaruar se ishte larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, ndërsa talebanët kishin hyrë në pallatin presidencial në Kabul.

Këto deklarata zoti Ghani i bëri në disa komente në Facebook, ku shkruante se ishte larguar për të shmangur përplasjet me talebanët që do të rrezikonin jetën e miliona banorëve të Kabulit.

Ai nuk dha detaje mbi vendndodhjen e tij aktuale. Por më herët agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Presidenti Ghani ishte nisur drejt Taxhikistanit.

Presidenti afgan Ashraf Ghani, së bashku me nënpresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u larguan të dielën nga vendi, duke u krijuar terrenin kryengritësve talebanë për të rimarrë pushtetin në Afganistan, 20 vite pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e rrëzoi grupin nga pushteti. Administrata e tij në Kabul nuk ka bërë asnjë koment.

Talebanët kanë arritur të futen në Kabul në kryeqytetin e Afganistanit dhe thanë më herët se janë në pritje të një transferimi paqësor të pushtetit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha për rrjetin televiziv CNN të dielën se nuk ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin në Afganistan, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytetin e vendit, Kabul.

Zoti Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë për forcat qeveritare afgane gjatë katër administratave amerikane, duke u krijuar atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk ia kanë dalë siç tha ai të ndalin përparimin e tyre.

“E vërteta është se ne kemi parë që këto forca nuk ka qenë në gjendje ta mbrojnë vendin”, tha zoti Blinken. “Dhe kjo ka ndodhur më shpejt nga sa e kishim parashikuar”, shtoi ai.

Ndërkohë Associated Press njoftoi se Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ai i Mbrojtjes Lloyd Austin, Gjenerali i Ushtrisë Mark Milley, kanë informuar anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të dielën mbi situatën në Afganistan gjatë një konference virtuale të paklasifikuar.

Takimi është kërkuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi së bashku me një takim të klasifikuar që do të zhvillohet kur ligjvënësit të kthehet në Uashington pas 23 gushtit.

Në një deklaratë të NATO-s thuhej se aleanca “po ndihmon operacionet që po zhvillohen në aeroportin e Kabulit për ta mbajtur Afganistanin të lidhur me botën”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se aleanca do të vazhdojë të ruajë praninë e saj diplomatike në Kabul. “Siguria e personelit tonë është parësore dhe ne do vazhdojmë të përshtatemi sipas nevojës”, thuhej në deklaratë.

NATO nuk dha detaje mbi numrin e stafit të saj që vazhdon të jetë në Afganistan, por tha se po “vlerësonte vazhdimisht zhvillimet” në vend.

Reagime për situatën ën Afganistan pati edhe nga Britania e madhe, Vatikani, Moska dhe Berlini.