In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti Hashim Thaçi pranon urim nga Presidenti amerikan Doland Trump për pavarësinë e Kosovës.

me 14 Shkurt 2020 ora 21:47

U Kopjua

Presidenti Hashim Thaçi pranon urim nga Presidenti amerikan Doland Trump për pavarësinë e Kosovës. I’a postimi i plotë i Presidentit Thaqi:

“Për 12-vjetorin e pavarësisë sonë, pranova urimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për popullin e Kosovës.

Letrat dhe urimet e presidentit Trump, gjithmonë kanë inkurajuar paqen, stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Me Amerikën dhe presidentin Trump në krah, Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme.

Thank You, Mr. President!

Kjo është letra e plotë e presidentit Trump:

I nderuari President,

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht,

Donald J. Trump”