In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti i Federatës: Dyshoj shumë që Premierliga do të ketë ndeshje sërish këtë sezon

me 25 Prill 2020 ora 22:44

U Kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës, Just Spee, ka folur për futbollin në Britani të Madhe dhe ka thënë se dyshon shumë që Premierliga angleze do të mundë të zhvillojë sërish ndonjë ndeshje këtë sezon.

Komentet e presidentit të Federatës holandeze erdhën vetëm një ditë pasi Federata vendosi ta përfundojë sezonin e Eredivisie shkaku i krizës së koronavirusit, pa shpallur kampion dhe pa e rrëzuar apo promovuar ndonjë klub në ligë, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një ditë sepse ti natyrisht që dëshiron që sezoni të përfundohet në fushën e lojës, e jo përmes vendimit të dy apo të tre njerëzve që ulen prapa një tavoline për ta marrë një vendim të tillë”, ka thënë Spee për BBC.

Përderisa të gjitha ndeshjet në Evropë janë pezulluar shkaku i kësaj krizë, Federata të shumta të Futbollit po e ndjekin rekomandimin e UEFA-s për të tentuar të gjejnë ndonjë mënyrë se si t’u kthehen ndeshjeve.

.Megjithatë, Spee beson se s’do të ketë shumë mundësi që të zhvillohet prapë ndeshje, qoftë kjo edhe pa tifozë të pranishëm në stadiume.

“As në Britani të Madhe nuk është më ndryshe. Por, ata do të mbahen për atë fije shprese për aq kohë sa do të munden. Por, sërish, ne e kemi parë se si zhvillohet kjo krizë. A është kjo reale? Në fund, me siguri nuk do të jetë, por do ta shohim. Nuk besoj se mund të gjejnë konkluzion të ndryshëm”. /Gazeta Express//Kosova.LIVE/