In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti i skuadrës spanjolle: Nuk luajm ndaj Interit, atje ka koronavirus, e dorëzojmë ndeshjen!

me 11 Mars 2020 ora 10:21

U Kopjua

Presidenti i Getafes, Angel Torres ka qenë i ashpër në reagimin e tij ndaj UEFA-s.

Torres ka thënë se skuadra e tij nuk udhëton në Milano për të luajtur ndaj Interit në stadiumin më dyer të mbyllura, në përballjen e Europa League.

Madje, presidenti ka thënë se më parë e dorëzon humbje në tavolinë, se sa që e nis skuadrën në Itali.

“Getafe nuk do të shkojë në Milano, edhe me koston e humbjes në tavolinë. Ne kërkuam nga UEFA të gjejë një alternativë në Milano. Nëse situata nuk ndryshon, mendoj se nuk do të udhëtojmë në Itali për të luajtur ndaj Interit. Atje situata është alarmante nga koronavirusi.

Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Qeveria spanjolle ndalon ardhjen e aeroplanëve nga Italia dhe qeveria italiane e ka pezulluar Serinë A dhe ne duhet ta hedhim veten në zjarr” ka thënë Torres./Kosova.LIVE/