Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti Meta fton në Tiranë presidenten Osmani për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare

me 25 Maj 2022 ora 16:19

U Kopjua

Presidenti Ilir Meta ka ftuar homologen Vjosa Osmani për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë raporton Kosova.LIVE.

Osmani ka shkruar se bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë diskutuar për trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

“Me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot kam marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatavendërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, diskutuam për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.