In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Presidenti uron Fitër Bajramin: Shmangni vizitat, rreziku ende s’ka kaluar

me 24 Maj 2020 ora 09:48

U Kopjua

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Fitër-Bajramit.


Thaçi ka shkruar në Facebook se rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, andaj ka bërë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, shkruan Kosova.LIVE

Postimi i tij:

Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.

Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.

Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë! HTH.