In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Prishja e bastioneve- Isa Mustafa mbet me duar në xhepa

me 24 Shkurt 2021 ora 01:11

U Kopjua

Bastionet u prishën. Demokracia edhe kësaj radhe tregoi vetën. Asnjë komunë në Kosovë nuk mbeti më bastion I askujt, ani pse në të kaluarën e afërt shumë komuna nuk dinin shijen e partive tjera, qytetarët ishin të fokusuar vetëm në një parti.

Në vitin 2014 u prish bastion më I madh I LDK-së, edhe pse kishte rritje në qytetet tjera si parti ajo pësoi humbjen më të madhe prishjen e bastionit të saj, konkretisht humbjen e Prishtinës kryeqytetit të Kosovës. Atë botë Isa Mustafa konsideronte se Prishtinën e fiton “ me duar në xhepa” si duket elektorati I LDK-së e ndëshkoj për injorimin që ai bëri atë kohë.

Në zgjedhjet e vitit 2017 LDK nuk kishte humbje të madhe edhe pse Prishtinën se kishte më ajo kishte arritur të rritej pak duke kaluar në 25.53% ose 185.884 vota, gjatë kësaj kohe ajo arriti të marrë edhe kryeministrin duke bërë pazare politike me PDK-në, kjo irritoi jashtëzakonisht shumë elektoratin e LDK-së, por brenda LDK-së ishte zeri Rugovistë të cilin vazhdimisht e ngriste Vjosa Osmani zë ky që u jepte shpresë militantëve të LDK-së se LDK s’do të shuhet kurrë. Isa ishte shumë I përshtatshëm për t’ju bërë argatin partive tjera, ani pse problemet brenda partisë së tij rriteshin cdo ditë e më shumë.

Në zgjedhjet e parafundit të vitit 2020 Isa Mustafa fitoi mbështetjen e simpatizantëve të LDK-së duke shenuar një rritje të mirë me diku 200.135 vota ose 27.49% duke lënë Partinë Demokratike të Kosovës të tretën në radhë, fitore kjo e mbeshtjellur nën petkun e Vjosa Osmanit duke mbajtur gjallë frymën Rugoviste dhe jo atë të Isa Mustafës siç e patën promovuar në opinion si frymë komuniste, asnjëherë duke mos harruar tja përmendnin kohën e Rrahman Morinës. I mbështjellur tek Vjosa fitoj, por gaboj duke u kthyer kundër saj, sepse në fund të fundit u pa qartë Vjosa Osmani “Guxoj” ndërsa Isa Mustafa “Dështoj”.

Dhe në zgjedhjet e fundit këto të 14 Shkurtit, LDK pësoi humbje të madhe humbje kjo që atë e kthej me duar në xhepa, duke e detyruar të jepë dorëheqje nga partia dhe të lejojë të depërtojnë fryma të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Podujeva shkoj njejtë si Prishtina, Agim Veliut I iku kontrolli mbi të, qytetarët u lodhen dhe ikën duke përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes, Shpëtim Bulliqin.

Isa Mustafa e kuptoj që elektorati u irritua nga ai, në LDK akoma është luftë duke u munduar të gjejnë shkaktarin e këtij dështimi të kësaj partie, si duket nuk po shikojnë kronologjinë e asaj cfarë bënë gjatë gjithë këtyre viteve.  Prandaj tani do të doja të thosha vazhdoni dhe rrini me duar në xhepa, vetem kur të rrezoheni bini kështu me kokë sepse nuk I keni duart për të ruajtur koken ato vazhduan të qëndronin në xhepat tuaj.

Të gjithë ata që ëndërruan pushtetin e përherëshëm, dështuan, madje edhe diktatorët më të mëdhenjë, sepse bota moderne me zhvillimin e saj arsimor nuk duron më të sundohet por vetëm të qeveriset mirë./M.D/