In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Prishtinasit plagos në kokë familjarin, i shkrepi arma aksidentalisht

me 24 Shtator 2021 ora 10:28

U Kopjua

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili nga pakujdesia ka plagosur një anëtar të familjes.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku të dyshuarit i ka shkrepur aksidentalisht pushka ajrore.

Viktimës i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pushka ajrore dhe predha.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 22.09.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore,  me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti  është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.