In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Problemet me zemrën “shtangin” lojtarin e njohur, e lë futbollin në moshën 27 vjeçare

me 9 Shtator 2020 ora 23:03

U Kopjua

Alessandro Martinelli është tërhequr nga futbolli i luajtur. Kapiteni i Palermos është detyruar t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare.Problemet kardiake kanë bërë që të varë këpucët në gozhdë në një moshë fare të re.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi italian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëronte:“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist.

”Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.