Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Prodhuesja më e madhe e sheqerit në botë ndalon eksportin

me 25 Maj 2022 ora 18:11

U Kopjua

India ka vendosur ta ndalojë shitjen e sheqerit në tregje ndërkombëtare, vetëm pak ditë pasi ndaloi eksportin e grurit, raportoi të mërkurën CNN-i.

Qeveria indiane ka thënë se do të limitojë eksportet e sheqerit në 10 milionë tonë për sezonin e shitjes që bëhet gjatë shtatorit në mënyrë që t’i mbajë çmimet nën kontroll. Shitësve u është kërkuar që të marrin “leje specifike” nga autoritetet për eksportim të sheqerit nga 1 qershori deri më 31 tetor.

India është prodhuesja më e madhe në botë e sheqerit dhe e dyta më e madhja pas Brazilit si eksportuese. Qeveria e Narendra Modit tha se i duhej të ndërmerrte veprime që të ruajë rezervat e sheqerit.

Kjo është shenjë e mbrojtjes së ushqimit në mbarë botën pasi prodhuesit e mëdhenj po ndalojnë eksportet bujqësore që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pushtimi rus ka shkaktuar kaos historik në komoditetin e tregjeve të cilat do të vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e ngritura deri në fund të vitit 2024, tha Banka Botërore muajin e kaluar. Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 22.9% këtë vit.

Në fillim të javës, Malajzia ndaloi eksportin e pulave në shtetet fqinje me arsyetimin se “prioriteti i qeverisë është populli ynë”.