In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Prokuroria fillon hetimet për deklaratat e Thaçit për hyrjen në dhomën e përgjimeve

me 28 Maj 2020 ora 14:16

U Kopjua

Presidenti Hashim Thaçi, mbrëmë akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se së bashku me zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.

Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Kurti, i cili i quajti deklarimet e presidentit gënjeshtra dhe shpifje, ndërsa Sveçka nuk dëshiroi të flasë.

Prokuroria e Shtetit ndërkaq ka konfirmuar për Reporteri.net se ka kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka Ekrem Lutfiu, zëdhënësi për media i Prokurorisë.
“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai për Reporteri.net.