In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

PSD-ja mban sot aktivitet në shesh

me 26 Janar 2022 ora 10:12

U Kopjua

Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë aksion në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Kosova.LIVE.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuqi.

“Sot, me datën 26 janar (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Ndryshe, PSD-ja të martën ka mbajtur një tjetër aktivitet, ku ka ftuar deputetët e opozitës t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, që do të mbahet të shtunën.

“Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjerojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh”, kanë deklaruar të martën nga PSD-ja.