Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Publikohet libri me titull ‘Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)’

me 22 Maj 2022 ora 18:34

U Kopjua

Florim Isufi përmes një statusi në Facebok ka ndarë detaje nga publikimi i librit me titull “Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)”, transmeton Kosova.LIVE.

Isufi njofton se libri ka dal nga shtypi dhe është i punuar në formë analitike statistikore dhe gjeografike, duke fituar rezultatet nga korrelacionet, asimetritë, devijimet standarde, trendët si dhe interpolimet përmes GIS-it dhe kombinimit të variablave.

Postimi i plotë: 


Të nderuar miq!
Drenica ishte dhe është njësi territoriale me përmbajtje interesante gjeografike për studime dhe analiza, si në aspektin e gjeografisë fizike ashtu edhe në atë të gjeografisë shoqërore. Kjo hapësirë ishte promotor i të gjitha aktiviteteve rezistuese ndaj armikut, gjithashtu edhe determinues i fillimit të aktiviteteve çlirimtare. I gjithë ky aktivitet kushtëzoj specifika sociale-ekonomike dhe psikologjike të popullsisë së këtij regjioni.
Bazuar në tërë këto ngjarje dhe në vazhdën e publikimeve, kemi punuar librin me titull “Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)”. Libri ka dal nga shtypi dhe është i punuar në formë analitike statistikore dhe gjeografike, duke fituar rezultatet nga korrelacionet, asimetritë, devijimet standarde, trendët si dhe interpolimet përmes GIS-it dhe kombinimit të variablave. I gjithë materiali analitik dhe hartografik është autentik dhe i punuar me GIS të viteve të ’90-ta.
Lexim të këndshëm.