In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Publikohet pasuria e presidentit Thaçi

me 7 Gusht 2020 ora 13:46

U Kopjua

Publikohet pasuria e presidentit Thaçi

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarë e politikanë shtetërorë.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një tokë, trashëgimi nga familja, në vlerë 180 mijë euro, një shtëpi po ashtu të trashëguar nga familja në vlerë 80 mijë euro, gjersa Thaçi nuk ka paguar ende shumën e plotë për shtëpinë e tij të re.

Atij i kanë mbetur për t’i paguar edhe  237 mijë euro, shkruan Reporteri.

Tek pasuritë e luajtshme figuron vetura a Audi Q3 e bashkëshortes së Thaçit, Lumnije Thaçi në vlerë prej 19 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë thuhet se kjo veturë është blerë nga shitja e veturës Audi Q5 dhe pjesa tjetër me kredi.

Vlen të theksohet se Thaçi nuk ka deklaruar veturë në emër të tij.