“Puthe, puthe”, reagimi i publikut kur Stresi përqafoi Noizyn në koncert

09:47 / 15 Gusht 2022

U Kopjua

Mbrëmë është mbajtur koncerti “Alpha Show” i organizuar nga rep-artisti Noizy.

Në këtë koncert në mesin e shumë artistëve vendor e ndërkombëtar që performuan, nuk mungoi as miku i tij Stresi.

Teksa Stresi përfundoi performancën në skenë u ngjit Noizy ku u përqafua me reperin.

Gjatë përqafimit të tyre nuk munguan brohoritjet e publikut, teksa dëgjoheshin të thoshin “Puthe, Puthe”.

Rikujtojmë se dyshja para disa kohësh i dhanë fund armiqësisë së tyre, pas disa vitesh.

YouTube player