In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Putin’s People” dhe ana e errët e Kremlinit

me 26 Korrik 2020 ora 18:25

U Kopjua

Gjatë viteve derisa gazetarja Catherine Belton hulumtonte dhe shkruante “Putin’s People”, librin voluminoz por elegant për paratë dhe fuqinë në Kremlin, një numër i të intervistuarve provuan taktika të ndryshme për t’ia ulur vlerën punës së saj. Njëri prej tyre, “aleat i afërt i Putinit”, u shfaq i alarmuar kur ajo e pyeti për aktivitetet e presidentit rus, Vladimir Putin, si agjent i KGB-së në Dresden në vitet ’80, ai prerazi insistoi që çdo thashetheme që aludon në lidhje midis KGB-së dhe organizatave terroriste asnjëherë nuk është vërtetuar: “Dhe ju nuk do të duhej që të përpiqeshit ta bënit këtë!”, e ka paralajmëruar ai.

Një burim tjetër që e mbrojti zotërimin e Putinit si kryetar i Shën Petersburgut, mori një qasje më të ftohtë. I pyetur për një politikane vendëse me emrin Marina Salye, e cila gjeti prova të korrupsionit në të ashtuquajturën skema “naftë për ushqim” që Putini e mbikëqyri në fillim të viteve ‘90, ai nuk u shqetësua që të mohonte gjetjet e saj. Mohoi plotësisht idenë se ato kanë rëndësi. “E gjithë kjo ka ndodhur”, ka thënë me qetësi. “Por ky është një operacion normal për tregtinë. Si mund t’ia sqaroni këtë një gruaje në menopauzë si ajo?”.

Belton sugjeron se kjo është një lloj strategjie me dhëmbë që Kremlini e ka përdorur për të ndjekur interesat brenda dhe jashtë: bërja e kërcënimeve, dezinformatat dhe dhuna për të ndaluar sekretet për të dalë në pah, ose kthimi në një cinizëm të ftohtë që përqesh çdo gjë, si të ishte e parëndësishme.