In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qalaj përfundon dëshminë në rastin e Gucatit e Haradinajt

me 14 Janar 2022 ora 14:24

U Kopjua

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar dëshminë e tij në rastin e ish krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradianj.

Qalaj në dëshminë e tij tha se Policia e Kosovës nuk ka hapur rast në lidhjet me dosjet e pretenduara që kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi sipas tij, ata [Policia e Kosovës] për një gjë të tillë [mos hapjen e rastit për dosjet në OVL] kishte marrë udhëzime nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Më tej, ai tha se Prokuroria Speciale e Kosovës i kishte thënë Policisë së Kosovës që të mos hap rast për dosjet, pasi sipas prokurorisë, kjo gjë është në kompetencat e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Kujtojmë se Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.