In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qe 10 ditë i infektuar me Coronavirus, Ramiz Lladrovci shtrihet në spital

me 7 Gusht 2020 ora 12:13

U Kopjua

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19.


Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.

“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu për Express.

Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.