In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qeleshepunuesi i vetëm i Pejës

me 19 Korrik 2020 ora 22:09

U Kopjua

Qeleshepunuesi i vetëm i Pejës
Foto: Koha

“Atëherë u kanë marri mos me e bajtë plisin”, thotë bindshëm Muharrem Buçolli, 86 vjeç, sa për të vulosur një pikë të bisedës rreth plisit, në dyqanin e Afrim Latës. Ky i fundit, është ndër qeleshepunuesit e paktë që kanë mbetur në Kosovë. Në Pejë është i vetmi. E nga aty ai tregon gjithë historinë që e lidh familjen Lata me plisin.

Vetë ka gati gjysmë shekulli që e punon kapelën emblematike e simbolike të shqiptarëve. Zejen e ka të trashëguar nga i ati, Hyseni, që u zhvendos nga Gjakova në Pejë në fillimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, shkruan KOHA.

Lata as që e bën krahasimin me dikur, sa u përket shitjeve të prodhimeve të tij. E kujton me nostalgji një kohë kur i madh e i vogël bartnin plisa. Tash, në moshën 65-vjeçare, punon i vetëm. Trashëgimtarët e tij zor se do ta vazhdojnë këtë zeje, për të cilën, me dhembje, Lata thotë se nuk ka perspektivë.

“Mësoje zanatin, vidhe…”

Afrim Lata e kujton veten, që fare i vogël ka nisur të merret me punët e lehta rreth punës së plisit. Ai dhe tre vëllezërit e tij i ndihmonin të atit për t’i plotësuar kërkesat e tregut.

“Zejen e qeleshepunuesit e ushtroj qe 45 vjet, ndoshta edhe më shumë, qe 50 vjet. Si të ri kemi fillu. Baba e ka fillu këtë zeje, e mas vdekjes së tij e kemi vazhdu ne të rinjtë”, thotë Lata.

Lata tregon se prejardhja e familjes është nga Gjakova.

“Baba është shpërngulur në Pejë, sepse në Gjakovë ka pasur shumë zejtarë dhe zejen e qeleshepunuesit e kanë ushtruar shumë. Kështu që punë s’ka pasur për të gjithë atje, e është shpërngulur këtu ku e ka hap dyqanin e tij”, tregon Lata, që shton tutje se ka mundur të jetë viti 1952 a 1953 kur babai i tij, Hysen Lata, ka lënë Gjakovën për Pejën.

“Kemi mbetur këtu. Njëherë është shpërngulur i vetëm, mandej pas një kohe i kemi shitur krejt çka ka pasur pasuri atje në Gjakovë dhe jemi shpërngulur të gjithë në Pejë”, thotë ai.

Një fotografi e Latës së vjetër duke punuar një plis, qëndron varur në njërin prej këndeve të dyqanit, që është pjesë e kompleksit monumental të Çarshisë së gjatë në Pejë. Aty janë të ekspozuar për shitje edhe plisa të dimensioneve të ndryshme, të cilët Afrim Lata i prodhon kohë pas kohe.

“Babai ka vdekur në moshë të re, në vitin 1974. E kemi vazhdu pastaj ne, të katër djemtë e tij”, shton Lata.

Por nga të katër, vetëm Afrimi vazhdon të merret me këtë zeje.