Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qeveria e Kosovës vendos reciprocitet për dokumente në kufi për shtetasit serbë, e vazhdon edhe atë për targat

19:02 / 29 Qershor 2022

U Kopjua

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që qytetarëve serb, të pajisur me dokumente identifikimi nga autoritetet e Serbisë, gjatë hyrjes në Kosovë t’u lëshohet në kufi një flet-deklarim i përkohshëm që zëvendëson përdorimin e dokumente të Beogradit. 

Një praktikë e tillë aplikohet nga Serbia për qytetarët e Kosovës qysh nga shpallja e Pavarësisë së vendit, kjo pasi shteti serb nuk i njeh ende dokumentet e Republikës së Kosovës.

“Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një flet-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin dokumentit të tillë”, thuhet në vendimin e marrë sot nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës e mbajtur në mënyrë elektronike.

“Flet-deklarimi nga pika 1. e këtij Vendimi, do të krijojë bazë për qarkullimin në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thotë tutje vendimi.

Në të njëjtin vendim bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta implementojë edhe reciprocitetin për targat nga Serbia.

“Automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqitën për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimi shtetëror nga data 1 gusht 2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri më 31 tetor 2022”, thotë pika 3 e këtij vendimi.

“Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikë së Kosovës sipas nënti 41 të Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete”, thotë tutje e njëjta pikë e vendimit.

Tutje, Qeveria obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme dhe të domosdoshme, me qëllim të realizimit të procesit sipas këtij Vendimi, “dhe të bëjë bashkërendimin e zbatimit të kësaj mase në koordinim me ministritë relevante”.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimi në Gazetën Zyrtarë të Republikës së Kosovës. p