Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qeveria ia jep 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekom-it

me 25 Maj 2022 ora 16:23

U Kopjua

Qeveria ia ka ndarë 26 milionë e 500 mijë euro Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe 7 milionë e 775 mijë euro Telekomit.

Në një mbledhje elektronike të mbajtur sot, Zyra e Kryeministrit njofton se Qeveria e mori këtë vendim.

KOSTT dhe Telekomi i kishin kërkuar paraprakisht Qeverisë hua deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

“Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro). Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro)”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.