In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qeveria miraton vazhdimin e pagës shtesë prej 10 përqind për punonjësit shëndetësorë

me 26 Janar 2022 ora 12:08

U Kopjua

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vazhdimin e pagës shtesë prej 10 përqind për punonjësit shëndetësorë.

Pika e nëntë në këtë mbledhje i takoi këtij propozimi, për të cilin Ministri i Financave tha se ky vendim bën vazhdimin e shtesës që u miratua vitin e kaluar.

“Ky vendim bën vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor dhe në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë. Kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka ndërruar vit i kaluar fiskal dhe tani jemi në një vit fiskal të ri. Ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”,  tha Murati, transmeton Kosova.LIVE.

Këto shtesa do të jepen për periudhën Janar-Qershor 2022.