In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Qeveria në detyrë duhet ta dërgojë në Kuvend buxhetin për vitin 2020

me 12 Janar 2020 ora 21:01

U Kopjua

PRISHTINË | 11 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Shkruan Agim Krasniqi

Nuk ka nevoje që Kosova të përjetojë kolaps buxhetor.

Dje lexoja në shumë portale se Kosova gjendet para një kolapsi buxhetor e që mund të përcillet ma pakënaqësi të mëdha sociale dhe si rezultat mund të kemi kolaps të përgjithshëm ekonomik.

Mosformimi i qeverisë tani ka prodhuar dhe po prodhon për çdo dit dëme të mëdha buxhetore dhe ekonomike sepse shume veprime të drejta do të mund të ndodhnin që tani dhe orientimet e reja strategjike dhe programore do të mund të jepnin një orientim të ri në zhvillimin ekonomik.

Përkundër gjithë këtyre dëmeve, edhe në rrethanat aktuale mund të ndalojmë kolapsin buxhetor dhe ekonomik, kjo për faktin se kemi qeverinë në dorëheqje dhe kemi një Kuvend të konstatuar tani më. Qeveria në detyre (edhe pse e dorëhequr) menjëherë është dashur ta dërgoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës buxhetin për vitin 2020, posa kanë dhënë betim deputet e legjislaturës së re. Kuvendi i Republikës së Kosovës mund ta kthejë këtë ligj qeveris në dorëheqje apo qeveris së re për plotësim ndryshime, ose mund ta miratojë dhe dërgoje për dekretim te Presidenti i vendit.

Duke ndjekur këtë rrugë nuk do të kishim bllokade buxhetore, nuk do të rrezikonim pagat e mbi 80,000 shërbyesve publik, shërbimet e domosdoshme qeveritare nuk do të rrezikoheshin edhe pas datës 1 Prill sepse deri në këtë periudhe LMFPP ka dhanë zgjedhje të situatës.

Qartësisht janë të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësit e qeveris ( të dorëhequr apo qeveris së re) dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës sa i përket procesit të aprovimit të Ligjit të buxhetit.