In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

QKK-ja hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2020

me 14 Korrik 2020 ora 17:53

U Kopjua

Qendra Kinematografike e Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2020.

“Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 gusht, 2020.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë informata klikoni KËTU.