In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rakiq: QUINT’i dhe BE po kërkojnë mbajtjen e referendumit, ta shohim a do ta mbajnë fjalën të dielën

me 14 Janar 2022 ora 16:16

U Kopjua

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur për media pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiq ku ka thënë se beson që BE-ja do ta përmbushë premtimin e saj të dielën që referendumi i Serbisë të mbahet në Kosovë.

“Ne besojmë në BE, por do ta shohim të dielën nëse do t’i përmbushë premtimet e saj. BE-ja dhe pesë shtetet e QUINT-it kanë dalë me deklaratë dhe qartë u thanë autoriteteve në Prishtinë që referendumi të mbahet në Kosovë”, tha Rakiq.

Rakiq ka thënë se EULEX-i do ta tregojë fytyrën e tij të dielën, raporton Kosova.LIVE

“Në Prishtinë e kundërshtojnë Open Balkan, tani ata nuk po na lejojnë që të shkojmë në BE, ky është hapi që Brukseli po e kërkon. Hapja e kapitujve dhe referendumi po mbahet sepe BE-ja po e kërkon. Ne kërkojmë nga BE-ja që të kalojë nga fjalët tek veprimet. Të dielën EULEX-I do ta shfaq fytyrën e tij”, ka thënë Rakiq pas takimit.

Në takimin e Listës Serbe me presidentin Vuçiq ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i këtij subjekti, Milan Radojiçiq i sanksionuar së fundi nga Departamenti amerikan i Thesarit.