Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rama falënderon Lipën, thotë se njerëz si ajo kontribuojnë më shumë se krejt shteti në promovimin e vendit

15:25 / 04 Gusht 2022

U Kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur shumë i emocionuar teksa po qëndronte krah Dua Lipës.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për media, ai iu drejtua Lipës me “faleminderit që je këtu, dhe ke dashni për vendin dhe popullin tënd”.

“S’mund t’i përshkruaj emocionet që i kam tash për këtë ditë fanatike nën shoqërinë e Dua’s që iu bashkëngjit shtëpisë së vet. Faleminderit Dua që je këtu dhe ke dashni për vendin dhe popullin tënd. Ke pasur prindërit e mirë që të kanë edukuar mirë, faleminderit edhe ty (Dukagjin Lipës)”.

Tutje, Rama e falënderoi Lipën edhe për promovimin që ia bën vazhdimisht Kosovës, duke thënë se njerëz si ajo, kontribuojnë më shumë se çdo diplomatë dhe i gjithë shteti, në promovimin e vendit, kulturës dhe traditës.

“E di që kemi me pas sonte dhe ditët e tjera performanca fenomenale, përkundër faktit që Kosova po ndihet e izoluar për shkak të mosliberalizimit të vizave, megjithatë Prishtinë është transformuar në një qendër kreative që duke falënderuar njerëz të mëdhenj shqiptarë, artistë të mëdhenj si Dua që kanë dalë jashtë vendit, mirëpo dashuria për vendin i ka mbetur, dhe vijnë mbrapa për të kontribuuar ndoshta më shumë se çdo diplomat, më shumë se krejt shteti në promovimin e vendit, kulturës dhe traditës, faleminderit Dua për krejt çka bën për vendin tonë”, u shpreh Rama, njofton Klankosova.tv.