In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit nga radhët e PDK-së

me 27 Janar 2022 ora 15:59

U Kopjua

ryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se janë në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu deklaroi i pari i Prishtinës me rastin e vizitës së shtëpisë-shkollë të familjes Hertica.

“Jam në proces të përzgjedhjes”, tha ai.

Sa i përket shtëpisë – shkollë të Herticëve, Rama tha se Komuna e Prishtinës ka një projekt për parandalimin e shkatërrimit të tyre.

“Këtë monument me vlerë historike, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur muze me emrin ‘Muzeu shtëpi-shkollë’. Pas shumë procedurave të tenderimit, projekti ideor është përzgjedhur tash, dhe është finalizuar nga Komuna e Prishtinës, tash jemi duke vazhduar procedurat të mëtejme të projektit të përzgjedhur në mënyrë që sa më parë ky objekt muze të fillojë punën dhe t’i mirëpres vizitorët… I kemi edhe si pjesë të buxhetit dhe të plan programit që këto duhet të fuqizohen që ta parandalojmë edhe shkatërrimit të tyre, sepse më shumë kohë që merr për funksionalizmin për muze teatër aq më keq. Pra ne duhet ta përshpejtojmë procedurën dhe me këtë jemi duke u marrë”, thotë Rama.

Familja Hertica është njëra prej familjeve e cila ka dhuruar shtëpinë e saj për të arsimuar brezin gjatë kohës së luftës kundër Serbisë. Mësimi është mbajtur në disa dhomat ku nxënësit në atë kohë janë detyruar të uleshin edhe nëpër sfungjerë.

E i pari i Prishtinës vlerësoi lart kontributin e Herticëve dhënë për arsimimin e shqiptarëve.

Ish-drejtori i asaj kohe i shtëpisë-shkollë, Avdyl Gashi, thotë se në Prishtinë kanë qenë 12 objekte të cilat janë shndërruar në shtëpi-shkolla, raporton KP, transmeton Kosova.LIVE.

Ndërkaq ceremonia e ndarjes së mirënjohjes për personalitetet që kontribuan në këtë shtëpi-shkollë, për arsye të masave parandaluese të Qeverisë së Kosovës, u shty për datën 11 qershor, në datën e çlirimit të Prishtinës.