In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rama: Mbetemi gjithmonë krah Kosovës, të gjithë akterët politikë duhet të flasim njëzëri

me 3 Korrik 2020 ora 12:15

U Kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar unifikim të faktorit politik shqiptar në të gjitha trevat shqiptare.


Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për t’u zhvilluar në vjeshtë mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për mbledhjen e qeverive në pjesën e dytë të shtatorit dhe një kongres të autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.

Rama tha se Shqipëria mbetet krah Kosovës, ashtu siç ka qëndruar gjithmonë

“Mbetemi në krah të Kosovës, ne jo vetëm që kemi mbështetur por do të mbështesim edhe më fort çdo moment Kosovën duke u vendosur në dispozicion të autoriteteve legjitime të Kosovës. Ne nuk marrim vendime e as flasim në emër të Kosovës, por ne flasim për Kosovën. Është turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi popull në Evropë që ende ndalohet të lëvizë lirisht edhe pasi i ka plotësuar të gjitha detyrimet”, u shpreh ndër të tjera Rama.