In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ramosaj: Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA është me qëllim politik

me 7 Shtator 2020 ora 19:45

U Kopjua

Profesori Blerim Ramosaj ka thënë se marrëveshja në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse ka kuptimin e një marrëveshje që përfshinë fushën ekonomike, qëllimi në esencë është qëllim politik.

Sipas tij vet natyra e problemeve me Serbinë është politike.

Ai ka thënë se ka ardhur në shprehje një stil i ri i diplomacisë botërore që edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump po e praktikon, që të përdorë të gjitha mjetet që të përafrojë palët.

“Mosmarrëveshjet politike të kalohen me marrëveshje të natyrës ekonomike, kështu lexohet kjo situatë. Në kuptimin e përgjithshëm edhe marrëveshja përfshinë komponentë të natyrës ekonomike që kanë karakter ideor sesa të operacionalizuara. Këto ide që janë pasqyruar përmes disa pikave në këtë marrëveshje e kanë një arsye të fuqishme edhe të mundësisë së implementimit edhe të mundësisë së harmonizimit të palëve mes vete por edhe natyrës së tillë të dhënies së injeksionit ekonomik për këtë pjesë të Evropës”, ka thënë ai.

Ramosaj ka thënë se marrja me probleme të mëdha të natyrës politike është treguar e pasuksesshme në këtë periudhë.

Sipas tij, u tregua që iniciativat e marra ishin shterpë dhe nuk dhanë rezultat.

Ai thotë se involvimi i presidentit Trump tregoi se nuk e ka karakterin e ndonjë marrëveshje historike porse është shumë e rëndësishme.

“Nuk është fjala për marrëveshje ndërshtetërore, është fjala për një sërë zotimesh që duken si komponente ekonomike porse qëllim e kanë realizimin politik. Meqenëse janë marrëveshje të kësaj natyre, nuk e kanë kuptimin e marrëveshjeve që kërkojnë ratifikim, por janë zotime mes dy qeverive”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të nënshkruhen marrëveshje nëse nuk ka njohje reciproke.

Ramosaj tutje ka shtuar se opozita doli me idenë se në Shtëpinë e Bardhë do të shkohej për rishikim të hartave, e pozita thoshte se po shkojnë për njohje.

Ai ka thënë se SHBA-ja gjeti zgjidhje të mesme, duke bërë atraktive marrëveshjen për të dyja palët.

“Politika e republikaneve është e tillë, nëse merr zotime për një marrëveshje dhe nuk i përmbush atëherë pasojat janë shumë të mëdha. Këto që sot janë ide, kanë me qenë projekte operacionalizuese që kanë me i skuq të dyja palë në kuptimin e realizimit. Ata janë pragmatik dhe e dinë çfarë duan”, ka thënë ai.

Sipas Ramosajt, të gjitha pikat e natyrës ekonomike, nuk janë të mundura pa projektin e Mini-Schengenit.

Ai thotë se nuk ka mundësi të rregullohen këto rrugë nëse nuk ka qarkullim të mallrave dhe kapitalit.

“Opozita në njëfarë forme e ka interpretuar si fitore të Serbisë kurse pozita si fitore të vendit. Përgjigja analitike është se në qoftëse qëllimi është i natyrës politike për njohje reciproke arsyetohen mjetet, mjetet janë të natyrës ekonomike”, ka thënë ai.

Ramosaj tutje ka thënë se nga marrëveshja në SHBA ka përfiuar edhe Kosova edhe Serbia.