In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Reagon Andin Hoti: Nuk do të mund të më ndalë askush në angazhimin për ta gjetur babain dhe 1631 të zhdukurit e tjerë

me 15 Shtator 2021 ora 20:02

U Kopjua

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar pas raportimeve të medieve se i njëjti është larguar nga kjo parti.

Ai tha se që nga marrja e detyrës e ka bërë të qartë se askush dhe asgjë nuk do të mund që ta ndalë atë në angazhimn e tij për t’i gjetur 1632 personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë edhe babain e tij, Ukshin Hotin.

“Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Kosova.LIVE.

Hoti tha se konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit dhe nga siç i ka quajtur ai, tendencat dhe sulmet e orkestruara që sipas tij kulmuan mbrëmë me lajmin për gjoja largimin e tij nga PDK-ja, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin e tij në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve që ende u mungojnë.

“Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës”.

“Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik”, është shprehur Hoti, përcjellë Kosova.LIVE.

Me tej, Hoti tha se duke marrë shkas nga sulmet që po i bëhen, po shpreh indinjatën e tij ndaj atyre që u munduan të hedhin baltë mbi të.

“Duke marrë shkas nga sulmet e ulëta dhe fushata e nxitur denigruese e linçuese, e vlerësova të nevojshme që t’iu drejtohem edhe një herë:

E para, për t’i falënderuar të gjithë ata që përmes reagimeve publike i kanë dhënë përgjigjen më të mirë këtyre tendencave, dhe;

E dyta, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐧𝐣𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐡𝐨𝐧𝐱𝐡𝐨𝐛𝐨𝐧𝐱𝐡𝐞̈𝐯𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐮 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐛𝐚𝐥𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐢 𝐀𝐃𝐍-𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐂̧𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬”, ka thënë Hoti, transmeton Kosova.LIVE

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, në medie është folur se ish deputeti i PDK-së, Andin Hoti, është larguar nga kjo parti, pasi që i njëjti është bërë kryetar i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë Kurti.