In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Reagon Haradinaj: FSK s’ka asnjë kufizim për Veri, letra e Thaçit është zhvlerësuar

me 26 Shkurt 2020 ora 17:34

U Kopjua

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për letrën e publikuar sot të Kryeministrit Albin Kurti të cilën ish-kryeministrit Thaçi ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm të NATO-s Ander Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun.

“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se në janar të vitit 2019 i ka shkruar letër Sekretarit të tanishëm të NATO’s Jens Stoltenberg ku e ka njoftuar për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ish-kryeministrit Haradinaj ka thënë se qëllimi i kësaj letre ishte zhvlerësimi që ish-kryeministri Thaçi kishte bërë në letrën e vitit 2013.

“Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale”, ka shkruar Haradinaj.