In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Reagon Kryeministri Hoti, kërkon të zbardhet me prioritet sulmi me plumba ndaj gazetarit Kajtazi

me 18 Tetor 2020 ora 18:49

U Kopjua

Kryeministri Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.


Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi dhe kërkon nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.

“Me shqetësim e mora lajmin për rastin e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi. Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.
Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoti.