In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Reagon Setien, pas lajmeve se ka përçarje në zhveshtorën e Barcelonës

me 29 Qershor 2020 ora 14:58

U Kopjua

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i ka hedhur poshtë thashethemet se në skuadrën e tij mbretëron një atmosferë e keqe, por e ka pranuar se ka dallime në mendime, për të cilat fajin ia vë rrethanave të jashtëzakonshme të sezonit 2019/20.

Që prej rifillimit të sezonit në La Liga, Barcelona ka barazuar në dy ndeshje në udhëtim dhe ka rënë në pozitën e dytë në tabelë, duke ngelur dy pikë prapa liderit dhe rivalit, Real Madrid, transmeton Kosova.LIVE

“Të gjithë ne po japim diçka nga vetja për këtë ekip”, theksoi Setien.

“Mbase secili duhet të flijojë diçka personale për të mirën e ekipit. E vërteta është se kjo është situatë e re dhe unë jam në një periudhë kur po mësoj shumë gjëra”, tha Setien.

“Më ka ndodhur në Las Palmas dhe në Sevillë. Ky është proces i ri: koha ia tregon vendin secilit”, shtoi ai.