Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Real Madridi e mundi pastër Interin dhe kualifikohet si lider

10:05 / 08 Dhjetor 2021

U Kopjua

Reali e ka mundur 2-0 Interin në Santiago Bernabeu.    

Spanjollët kanë arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj zikaltërve të Interit në ndeshjen për vendin e parë në grup.

Toni Kroos shënoi i pari në minutën e 17-të me një goditje nga jashtë zone. Interi ka shpërdoruar shumë raste në pjesën e parë ku nuk ka arritur të finalizojë në rrjetën kundërshtare.

Pjesa e dytë nis gjithashtu me shumë raste nga të dyja ekipet. Në minutën e 64 Barella del me kartonin e kuq pas një konflikti me Militaon. 

Real Madrid shënoi përsëri me anë të Asensios me një super gol.

Sheriff është pjesë e këtij grupi dhe ka arritur të kualifikohet për në Europa League.