In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rënia e madhe e Ronaldinhos, nga futbollisti më i mirë në botë te një i burgosur

me 9 Mars 2020 ora 11:44

U Kopjua

Ronaldinho ishte një nga gjenitë e futbollit modern.

Braziliani 39-vjeçar gjatë karrierës u zgjodh dy herë lojtari më i mirë i vitit nga FIFA dhe fitoi një herë “Topin e Artë”.

Teknika e tij e përsosur, driblimet e tij dhe pasimet pa shikuar e shquan atë gjatë pesë vjetëve te Barcelona.

Por, pasi iu tërhoq në vitin 2018 nga futbolli pas viteve duke luftuar për t’u kthyer në formën më të mirë fizike, Ronaldinho pësoi rënie të madhe në jetë.

Nga akuzat për bigami e deri te borxhet milionëshe dhe pronat e konfiskuara, Ronaldinho ka pësuar një rënie të trishtë, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Dhe tash, ai po hetohet për hyrje në Paraguai me pasaportë fals.

Bigamia

Gjatë viteve, Ronaldinho nuk ka pasur problem për të joshur femra të bukura.

Në vitin 2018, ai u detyrua të mohonte raportimet se do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.

Gazeta braziliane “O Dia” në mënyrë sensacionale zbuloi se Ronaldinho do të martohet me dy të dashurat e tij Beatriz Souza dhe Priscilla Coelho.

Ishte njoftuar se ai u ka dhuruar bukurosheve unazat e martesës dhe se ceremonia do të mbahej në vilan luksoze të Ronaldinhos në Rio de Janeiro.

Bigamia është e paligjshme në Brazil dhe mund të dënohet deri me gjashtë vjet burg. Por, Ronaldinho përgënjeshtroi raportimet.

“Gjitha bota po më thërret. Unë nuk do të martohem. Është gënjeshtra më e madhe”, i tha Ronaldinho gazetarëve.

Ndarja e rrëmujshme

Menjëherë pas ekspozimit, Ronaldinho u nda nga Priscilla pas gjashtë vjetëve bashkë dhe ajo kërkoi nëpërmjet gjykatës hise në pasurinë 80 milionë euro.

Nëna e saj, Maria Aldenice dos Santos më pas foli për lidhjen treshe të vajzës së saj.

“Ai kishte një dhomë gjumi për vete dhe Priscillan dhe një dhomë tjetër për vete e Beatrizin. Kurrë nuk ishin bashkë në të njëjtin shtrat. Një ditë ishte me Priscillan e ditën tjetër me Beatrizin. Ai u jepte të dyjave shumën e njëjtë të parave për të shpenzuar çdo muaj dhe u blinte dhurata të njëjta. Një herë u bëri dhuratë të dyjave orë Rolex”, kishte treguar Maria.

Maria ka treguar se Priscilla u lodh nga gjithë kjo në fund të vitit 2018 dhe u largua nga Ronaldinho.

“Ajo më tha se Ronaldinho shkonte nëpër festa vetëm, kalonte netët jashtë shtëpisë dhe e linte vetëm në shtëpi. Më pas gjeti mesazhe të një gruaje tjetër në celularin e Ronaldinhos. Beatriz nuk ishte në shtëpi, ajo kishte shkuar për të kaluar Krishtlindjet në Londër. Priscilla nisi të debatonte me të, por ai nuk donte të fliste. Thjeshtë u largua me veturë, ndërsa Priscilla i shkoi pas duke i thënë se nuk mund të largohet pa folur”, ka treguar Maria. “Ajo kaloi tre ditë e mbyllur në dhomë gjumi, pa ngrënë, duke u munduar të fliste me të dhe duke pritur që ai të kthehet. Më pas vendosi se nuk mund të vazhdojë më dhe bëri gati valixhet dhe iku”.

Konfiskimi i veturave dhe veprave të artit

Në vitin 2018, problemet financiare të Ronaldinhos arritën në pikën më të ulët të mundshme. Prokurorët bastisën shtëpinë e Ronaldinhos për të marrë gjërat me vlerë, përfshirë koleksionin e veturave që kishte dhe veprat e shtrenjta të artit.

Një muaj pas bastisjes, pasaporta e tij u konfiskua dhe u zbulua se ai kishte në xhirollogarinë e tij vetëm rreth gjashtë euro në llogari. Ai nuk ishte në gjendje të paguante një borxh.

Autoritetet konfiskuan dy vetura të markës BMW dhe një të Mercedes-Benz nga prona.

Një vepër arti e piktorit Andre Berardo po ashtu u konfiskua.

Sipas Ministrisë Publike Braziliane, vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis dhe Inistitui Ronaldinho Gaucho, që ndihmon fëmijët, u shpallën fajtor për dëmtim të ambientit nga Gjykata e Drejtësisë në Rio Grande do Sul në vitin 2013.

Ata kishin prerë drunjtë dhe kishin bërë ndërtime afër lumit, pa marrë leje.

Borxhi u raportuar se ishte rreth dy milionë euro.

57 prona që nuk mund të shiten

Verën e kaluar, Ronaldinhos iu konfiskuan 57 prona dhe po ashtu iu morën pasaportat braziliane e spanjolle.

Borxhi i tij për dëmtim të ambientit mbeti pa paguar dhe u rrit në 2.3 milionë euro.

Pos kësaj, Ronaldinho po ndjekej nga kreditorët që kërkonin të rikuperonin rreth 1.95 milionë euro në borxhe tjera, përfshirë edhe taksa të papaguara, siç ka njoftuar gazeta “Folha de Sao Paulo”.

Avokati i Ronaldinhos mohoi se pronat e futbollistit janë konfiskuar, por nuk ka dashur të flasë për rastin gjyqësor, duke thënë se nuk ka të drejtë të flas për këtë.

Turpi i ri

Ronaldinho aktualisht është duke qëndruar në arrest në Paraguai pasi ka përdorur pasaportë false për të hyrë në këtë shtet.

Policia kontrolloi hotelin ku po qëndronte ai dhe vëllai i tij në Asuncion dhe zbuloi dokumentet fals.

Sipas ligjeve të Paraguait ata mund të qëndrojnë në paraburgim deri në gjashtë muaj, derisa të kryhen hetimet.

Ronaldinho kishte udhëtuar në Paraguai për të promovuar një libër dhe po ashtu për të mbajtur një klinik për fëmijët.

Është turpi i radhës në jetën e Ronaldinhos, që ka pasur shumë kthesa.