In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës drejt përfundimit

me 28 Korrik 2020 ora 19:59

U Kopjua

Shtëpia e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta është drejt përfundimit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha sot se punimet e nisura më 17 qershor të këtij viti janë drejt përfundimit.

Ishte 23 tetor i vitit 2019, kur në ditën e lindjes së poetit tonë të madh, Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, u premtua se do të restauronim shtëpinë, ku ai jetoi për pak kohë, në Fishtë.

Margariti shton se “punimet restauruese po i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati”.

“Por ky është vetëm një stacion i jetës së Fishtës. Do të vijojmë punën me të tjera objekte e pika ndalese, që përbëjnë atë që ne e kemi quajtur “Itinerari Fishtian”, një rrugëtim fizik dhe shpirtëror në jetën e një prej njerëzve më të mëdhenj të letrave shqipe”, shprehet ajo.