In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Revulocioni i transmetimeve të futbollit fillon në Francë: Ligue 1 në Netflix

me 30 Korrik 2020 ora 20:09

U Kopjua

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, që do të nisë në 21 gusht me ndeshjen mes Marseille e Saint Etienne, Ligue 1 do të arkëtojë 1,1 miliardë euro në sezon në të drejta TV, deri në 2024.

E kampionati francez po bëhet edhe një laborator për të ardhmen e transmetimit të ndeshjeve.

Sipas l’Equipe, në fakt, Mediapro ka përmbyllur një akord me Netflix për të zgjeruar më lehtë platenë e abonentëve.

Oferta e re e grupit spanjoll, – që bashkë me Canal+ e operatorin e telefonisë mobile Free i ka lejuar futbollit francez të kalojë catinë e një miliard euro në sezon në të ardhurat e të drejtave televizive -, thyen skemat, duke bërë inovacionin me një aleancë të padëgjuar.

6,7 milionë abonentët e Netflix në Francë mund të kenë mundësinë të shijojnë edhe përfaqësimet e Neymar e Mbappé, me rreth 5 euro më shumë në muaj.

Një biznes edhe për platformën amerikane që mund të diferencohet nga konkurenca direkte e Amazon, Disney e Apple.

Edhe pse Mediapro nuk përjashton akordet e reja pikërisht me shtëpinë nën të Iphone, ose me Facebook.