In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ribery vendos për të ardhmen, pasi iu plaçkit shtëpia në Firencë

me 9 Korrik 2020 ora 14:20

U Kopjua

Vetëm pak ditë pasi i grabitën shtëpinë dhe reagoi shumë ashpër nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ndër të tjera pranoi se po reflektonte për të ardhmen, ylli francez Franck Ribery duket se është qetësuar tani dhe nuk ka ndërmend të lërë Firencen.

I pari që konfirmoi këtë është miku i tij, ish portieri francez i Fiorentinës, Sebastian Frey, i cili në një lidhje direkte me një emision sportiv, deklaroi se kishte folur me Ribery dhe se ishte i bindur që nuk do të linte Firencen edhe pas asaj që ndodhi.

“Sensacioni i parë pas një rasti të tillë është të largohesh sa më parë dhe të sigurosh familjen, por kam folur me Ribery dhe jam i sigurt që ai nuk dëshiron të largohet nga Fiore e aq më pak të merret me qytetarët atje. Jam i sigurt që do të zbresë në fushë me të njëjtën grintë e dëshirë si më parë, për të nderuar fanellën”, deklaroi Frey.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë Ribery, që konfirmoi besnikërinë ndaj klubit dhe tha se ka firmosur për skuadrën violë e do të vijojë të bëjë maksimumin në fushë për fanellën e Fiorentinës.

“Vëllai im shumë faleminderit për fjalët. Ti më njeh, e di prej nga vij dhe nuk jam nga ata që bëjnë hapa pas. Kam thënë po dhe atë që them, e bëj. Nuk mund t’u pëlqejë të gjithëve, por kam pas vetes mbështetësit e vërtetë të një klubi dhe një qytet të tërë që beson te unë, ndaj të tjerat nuk kanë rëndësi. Kam firmosur për violën. Violë përgjithmonë”, shkroi Ribery.