Rihanna shihet e veshur në mënyrë sportive dy muaj pas lindjes

10:26 / 20 Korrik 2022

U Kopjua

Rihanna bëri një paraqitje të rrallë për të mbështetur të dashurin A$AP Rocky në koncertin e tij gjatë festivalit Lollapalooza të dielën, në Paris, Francë.

Ylli i lindur në Barbados, e cila lindi djalin e çiftit dy muaj më parë – dukej e mahnitshme me një palë dollakë Adidas të ngushta dhe një xhaketë sportive.

34-vjeçarja tregoi ndjenjën e saj të mprehtë të stilit teksa vendosi një mori gjerdanësh me perla rreth qafës së saj për festivalin, i cili zhvillohet në hipodromën Longchamp.

Duke i shtuar më shumë shkëlqim pamjes, ajo kishte vendour një palë vathë me shkëlqim dhe një unazë të ngjashme në gisht.

Themeluesja e Fenty Beauty, mbajti flokët në një stil elegant për këtë rast, me disa kaçurrela të lirshme të lëna jashtë për të kornizuar fytyrën e saj.

Me një grim të mahnitshëm, ylli gjithashtu mbante në dorë një palë syze dielli të bardha, si dhe celularin e saj.