In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Rikthimi…”, dokumentari që hap diskutimin për varshmëritë

me 4 Gusht 2020 ora 21:11

U Kopjua

Dokumentari “Rikthimi: Një tregim për Bashkësinë Cenacolo” nis me një poezi që e ka shkruar Ganimete Pashoja – Myftiu. Përmes saj ajo shfaq gëzimin për djalin e saj, Fat Myftiu, që ka arritur ta kalojë varshmërinë ndaj teknologjisë. Personazhet janë të ulura para kamerës dhe shpalosin tregimet e tyre.

Pjesa tjetër është ajo që merr vëmendjen e shikuesit në dokumentarin e regjisorit Leart Rama. Dokumentari njëorësh është një udhëtim emocional. Të mban të mbërthyer për të kuptuar fillimisht varshmërinë e personazheve, pastaj çfarë i ka shtyrë ata drejt saj dhe si ia kanë dalë që të lënë të njëjtën pas. Personazhe të filmit janë edhe Laura Hajdini dhe vajza e saj Dina Hajdini, Bujar Lahu dhe vajza e saj Gresë Lahu, Nol Sahatçiu dhe Berat Safçiu. Filmi, që kishte premierën të dielën në kanalin “Katarzë Films” në “YouTube”, të hënën mbrëma është shfaqur online në llogarinë e “Termokiss”, në Facebook.

“Rikthimi…” përmes rrëfimeve të personazheve tregon edhe për Bashkësinë “Cenacolo”, që është në Kroaci e që ofron ndihmë për të lënë pas varshmëritë. Ajo është themeluar në vitin 1983 dhe personazhet Fat Myftiu, Dina Hajdini, Gresë Lahu, Nol Sahatçiu dhe Berat Safçiu kanë qenë pjesë e saj. Gresë Lahu në dokumentar tregon se ka varshmëri ndaj drogës, me të cilën kishte rënë në kontakt kur ishte 15 vjeç.

“Ato ndjenja kanë qenë mungesa e dashurisë. Nuk kam ditur se si me jep apo se si me lyp dashuri. Kam filluar me e lyp në mënyra të gabuara atë dashurinë që më ka munguar. Fillimisht dashurinë e babit tim. E kam lypë dashurinë në shoqëri të gabuar. Më ka munguar që të flas me dikë edhe ia kam nisë me u shit si dikush që nuk jam, t’u u shit e fortë, a këndej tu u ndje e zbraztë”, rrëfen ajo në dokumentar. Babai i saj, Bujar Lahu, këtë eksperiencë e quan një histori të hidhur. Ka treguar se është pjesë e tyre dhe se u shërben si mësim. Ka treguar edhe pjesët e tij të fajit karshi gjendjes në të cilën kishte rënë vajza e tij.